Kurti flet me Erdoganin: Në republikën tonë pushteti fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë NULL NULL 01.06.2023 00:04 01.06.2023 00:04 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga biseda telefonike që e pati sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se Erdoganin e uroi për rizgjedhjen si president i Turqisë, si dhe diskutoi me të për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve e për ngjarjet aktuale. Duke iu referuar zhvillimeve në veri të vendit, Kurti tha “e shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe kundër policisë, KFOR-it dhe mediave”. “Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 37 minuta më parë
Kosova KDI: Vetëm 17% e qytetarëve dijnë se mund të përfshihen në reformën e drejtësisë 2 orë më parë