Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Emri i Nazmi Mikullovcit mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj

NULL NULL
03.03.2023 10:32

Ka vdekur në moshën 79 vjeçare, Nazmi Mikullovci, drejtor dhe kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook, e ka kujtuar Mikullovcin duke thënë që ai ka qenë një përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që “projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës”.

“Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci. Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj. Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës. Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit. Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi. Për mua ka qenë më shumë se sa një bashkëpunëtor në më shumë se sa një dekadë. Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj. Ngushëllime të sinqerta Familjes Mikullovci, miqve e bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Kurti.

Vdes drejtori i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.