Kurti e Vuçiqi qeshin, a është kjo shenjë se do të ketë marrëveshje? (VIDEO) NULL NULL 27.02.2023 17:05 27.02.2023 17:05 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai u shfaq i buzëqeshur në praninë e dy përfaqësuesve të BE-së. I buzëqeshur u shfaq edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takim me dy të lartpërmendurit. Ky takim vjen në kaudër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve. Mirëpo, a do të jetë takimi i gjashtë vendimtari midis Kurtit dhe Vuçiqit, ku do të arrihet marrëveshja mes dy shteteve? Kjo mbetet të shihet. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) nga Emanuell SYLA 2 months