Kurti e Vuçiqi pajtohen për hapjen e dosjeve të klasifikuara për gjetjen e Personave të Zhdukur me Forcë NULL NULL 02.05.2023 20:00 02.05.2023 20:00 Kosova e Serbia janë pajtuar për Deklaratën për Personat e Zhdukur me Forcë gjatë luftës në Kosovë. Në këtë Deklaratë, mes tjerash, thuhet se palët kanë rënë dakord që të sigurohet akses i plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. “…në zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të përdoren të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio – incizimet dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë edhe dokumentet e klasifikuara”. Po ashtu, drejt gjetjet së personave të zhdukur me forcë do të përdoren edhe të dhënat satelitore dhe teknologji të tjera të avancuara në zbulimin e varrezave masive. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023