Kurti: E vetmja parti që i mbron veteranët e luftës është VV

Kurti: E vetmja parti që i mbron veteranët e luftës është VV

NULL NULL
4 javë më parë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

I pari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, përmes një videokonference e kritikuar Presidentin Hashim Thaçi dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që nuk po reagojnë kur po arrestohen veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës nga ana e EULEX-it.

Sipas tij, i vetmi subjekt politik që i mbron veteranët është Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

“Thaçi me LDK-në e bënë Gjykatën Speciale realitet në Kosovë – e futën në Kushtetutë. Sot nuk mund ta ndalim këtë gjykatë”.

“Unë në Parlament kam thënë se do t’i mbrojmë pjesëtarët e UÇK-së. Kush po i mbron tani ata – askush nuk po çel gojën. Kur po arrestohen, krerët e institucioneve po heshtin”.

“Veteranët e luftës duhet ta kenë të qartë se i vetmi subjekt që i mbron është VV. PDK nuk i mbron se e ka hallin e pasurimit”.

“Vetëm VV i mbron, është subjekti më patriotik që e çon Kosovën drejt bashkimit me Shqipërinë dhe BE-në”.

Sipas tij, zgjidhja për t’i shmangur rreziqet që i kanosen Kosovws nga Qeveria Hoti, janë zgjedhjet.

“Zgjidhja janë zgjedhjet dhe do të ketë shumë shpejt sepse kjo qeveri nuk ka fuqi as t’i miratojë ligjet në Kuvend”.

“LDK i hoqi vijat e kuqe për PDK-në – ky është një gjest qesharak. Po edhe sikur të bëhen të dyja bashkë, ne do t’i mundim”.

“Gjatë katër muajve ne treguam se dimë, duam dhe mundemi, qytetarët e panë këtë dhe e vlerësuan. Le të punojmë sa më fort dhe të bëhemi gati për një fitore”.