Kurti e uron Fanajn: Të arriturat e tua janë inspirim për mërgatën tonë në Zvicër NULL NULL 14.05.2023 21:32 14.05.2023 21:32 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Ylfete Fanajn, e cila sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kontonale të Luzernit. Kurti, në një postim në Facebook, tha se të arriturat e Fanajt janë inspirim për mërgatën në Zvicër. Ai po ashtu tha se i dëshiron suksesedhe punë të palodhshme në detyrën e re. “Shqiptarja e parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit dhe e para që udhëhoqi me Parlamentin e këtij Kantoni, Ylfete Fanaj, sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit. Si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër, e cila për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran”, ka shkruar Kurti. Kurti tha se me Fanajn e lidh edhe orientimi socialdemokrat dhe jo veç orgjina, ndaj dhe pret bashkëpunim. “E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët”, kla përfunduar Kurti. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS