Kurti e quan Vuçiqin ‘’Z.Nyet’’, thotë se e refuzoi ofertën e tij të vetmenaxhimit për asociacionin NULL NULL 21.03.2023 17:50 21.03.2023 17:50 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë përsëri reagim mbi qasjen refuzuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbi pranimin e aneksit të 18 marsit. Mes tjerash Kurti në një cicërimë në twitter, thotë se me këtë rast, Vuçiqi ka refuzuar ofertën e tij të vetëmenaxhimit për çështjen e asociacionit, transmeton klankosova.tv. Tutje Kurti ka përdorur disa terme që në kontekstin rus, përkthehen si ‘përgjigjie refuzuese’ mbi vendimet me rëndësi edhe për politikën e jashtme. ”Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time gjeneroze të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës, në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është mjek”. After refusing to sign the Feb. 27 Agreement & before refusing again to sign it w/ the Mar. 18 Annex, Serbia's President declined my generous offer of self-management for 🇽🇰Serbs, in an association that I'd draft & propose. Is he Dr No or Mr Nyet? Well, we know he’s not a doctor. — Albin Kurti (@albinkurti) March 21, 2023 Por, si rrodhi tek cilësimi me emrin Z.Nyet? Andrei Andreyevich Gromyko ishte një politikan dhe diplomat komunist sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Ai shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme (1957-1985) dhe si Kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem (1985-1988). Gromyko ishte përgjegjës për shumë vendime kryesore mbi politikën e jashtme sovjetike derisa u tërhoq në vitin 1988. Në vitet 1940, ekspertët perëndimorë e quanin atë Z. Nyet (“Z. Jo”) ose “Grim Grom”, për shkak të përdorimit të shpeshtë të vetos sovjetike në Shtetet e Bashkuara.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months