Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për situatën në veri – mirë po shkon puna NULL NULL 27.05.2023 22:50 27.05.2023 22:50 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përkundër reagimit të shteteve të QUINT-it dje për sa i përket ngjarjeve në veri, tha se Kosova e ka mbështetjen e tyre. Ai tha se synimi i qeverisë dje ishte mundësimi i qasjes në zyra për kryetarët e zgjedhur në veri të vendi. “Besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë. E kemi dhe mirë po shkon puna”, është shprehur Kurti për RTV Dukagjini, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se dje Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se “veprimet në veri do të kenë pasoja në marrëdhënien bilaterale ShBA – Kosovë”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 5 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë