Kurti e Hyseni simbolikisht hapin edicionin e 32-të “Flaka e Janarit”, ndezin flakadanët NULL NULL 11.01.2023 22:52 11.01.2023 22:52 Me ndezjen e flakadanëve në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe te Varrezat e Dëshmorëve, zyrtarisht ka filluar edicioni i 32-të i Manifestimit Mbarëkombtër “Flaka e Janarit 2023” në Gjilan. Bëhet e ditur se në ceremoninë e hapjes së këtij manifestimi, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ndezi simbolikisht flakadanin, së bashku me kryetarin Alban Hyseni, për të ndriçuar qytetin e Gjilanit me simbolikën e flakës, si sinonim i sakrificës së dëshmorëve të të gjithë brezave deri në ditët tona. Kreu i ekzekutivit, paraprakisht, në shenjë nderimi e respekti për ata që dhanë jetët e tyre për lirinë e Kosovës, ka vizituar disa familje të dëshmorëve në Gjilan. Ndërkaq, në fjalën e tij, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në cilësinë e nikoqirit, nën patronatin e të cilit mbahet manifestimi, e ka cilësuar tejet të rëndësishme këtë ngjarje për qytetin e Gjilanit dhe mbarë Anamoravën, në nderim e kujtim të dëshmorëve përmes veprave artistike. Nga Komuan e Gjilanit njoftojnë se flakadanët do të qëndrojnë të ndezur 20 ditë me radhë, për të ndriçuar, siç thuhet, si feniksi veprën sublimeve të heronjve, por edhe si simbolikë nderimi e dedikimi për jetën dhe veprat madhore të dëshmorëve të kombit.
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023