Kurti: Duhet ta ndalim krimin dhe korrupsionin për t’ia kthyer vendit kredibilitetin NULL NULL 22.08.2019 22:03 22.08.2019 22:03 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar në Facebook me ndjekësit e tij, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shtruara nga qytetarët. Ai ka thënë se për t’ia kthyer kredibilitetin vendit, së pari duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, njofton Klan Kosova. “Duhet ta ndalim krimin e korrupsionin në mënyrë që t’ia kthejmë kredibilietin vendit si tatim mbledhës. Për shkak të Qeverisë së korruptuar, shteti është ai i cili është zbehur për nga vlera në sytë e qytetarëve të Kosovës”. “Ne besojmë që sundimi i ligjit duhet t’i ketë dy shtylla kryesore: e para prokurorët e zotë e të guximshëm dhe kompetentë sepse pa ta nuk mund të shpresojmë luftim të krimit si dhe të kemi sukses në dekriminalizimin e prokurimit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 25 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë