Kurti drejt Tiranës për t'i takuar udhëheqësit e rajonit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti drejt Tiranës për t’i takuar udhëheqësit e rajonit

NULL NULL
10/06/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është nisur për në Tiranë të Shqipërisë këtë mëngjes ku do të takohet me udhëheqësit e shteteve të rajonit.

Ai po ashtu ka bërë homazhe edhe tek përmendorja e pjesëmarrësve të Lidhjes së Prizrenit.

“Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut”.

“Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.