Kurti: Drafti që propozova, është inspirim nga marrëveshja Serbi-Kroaci - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Drafti që propozova, është inspirim nga marrëveshja Serbi-Kroaci

NULL NULL
02.05.2023 23:27
Kurti 12

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë disa detaje që siç tha, i përkasin versionit të tij të propozuar për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai tha se vizioni i tij është vleror, i inspiruar nga modeli i marrëveshjes për normalizim që Serbia e ka bërë tashmë me Kroacinë, transmeton klankosova.tv.

”E kanë dorëzuar draftin, unë ua thash në mënyrë të argumentuar, të arsyeshme, se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetueshmërinë dhe rrjedhimisht është mirë që sa më parë të fillojnë diskutimet mbi bazën e një draft-vizioni vleror që kam propozuar unë sot”.

”Ndërkohë draft-vizioni që propozova unë mund të them që është inspiruar prej një marrëveshje që tashmë Serbia e ka bërë për normalizim. Është marrëveshja e Serbisë me Kroacinë”.

”Serbia dhe Kroacia kanë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku parashihen edhe të drejta, dispozita mbrojtëse për pakicën kombëtare serbe në Kroaci. Dhe unë jam inspiruar prej atij modeli, meqë Kroacia doli shtet i pavarur”, tha Kurti para mediave në Bruksel. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS