Kurti: Do ta sjellim strategjinë për energji, e cila do të votohet në Kuvend

Kurti: Do ta sjellim strategjinë për energji, e cila do të votohet në Kuvend

NULL NULL
1 month më parë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria ka punuar intensivisht për çështjen e gazsjellësit pasi, sipas tij, kanë qenë disa çështje që është dashur të qartësoheshin si kostoja e financimit, përdorimet potenciale të gazit dhe ndikimi i përdorimit të tij.

“Është çështje tepër e madhe – ka të bëjë jo veç me energjinë, por edhe me sigurinë..Është jo serioze nëse ngutemi me marrë një vendim për 22 vjetët e ardhshëm”.

“Kur e marrim gazin dikush duhet me pagu se ne politikanët nuk e paguajmë, por e paguajnë qytetarët”, ka thënë Kurti gjatë seancës së Kuvendit.

“Në bashkëpunim me MCC-në është bërë ky projekt. MCC-në s’ka javë që s’e kemi taku prej verës e tash, por s’ka kamera televizive që në vend të transkriptim të ketë xhirim live”

“Do ta sjellim strategjinë për energji, e cila do të votohet edhe në kuvend”, ka thënë Kurti.

Sipas tij fondet e MMC do të përdoren për çështje të tjera të energjisë.