Kurti: Diku kah mesi i marsit takohemi sërish me lehtësimin e Borrellit e Lajçakut NULL NULL 27.02.2023 21:08 27.02.2023 21:08 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një adresim për media pas takimit në Bruksel, tha se sonte nuk është nënshkruar asgjë me presidentin e serb, Aleksandar Vuçiq, ndonëse janë pajtuar. Kurti tha se nga mesi i muajit mars do të ndodh takimi i ardhshëm me lehtësimin e Bashkimit Evropian, njofton Klankosova.tv. “Sonte patëm një takim pozitiv dhe konstruktiv në Bruksel. Ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm” u shpreh Kurti. “Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara. Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak”, tha kryeministri Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days