Kurti dhe Vitia vizitojnë punimet në dy klinika të QKUK-së, vlera e tyre mbi 4 milionë NULL NULL 14.11.2024 09:04 14.11.2024 09:04 Albin Kurti dhe Arben Vitia - Foto nga Ekonomia Online Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar punimet në dy klinika të QKUK-së. Bëhet fjalë për punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë, njofton Klankosova.tv. Këto projekte, Kurti i ka quajtur tejet të rëndësishme. Ai tha se ky projekt është në vlerë 4.3 milionë euro dhe do të ofrojë shërbimet më të larta shëndetësore për trajtimin e pacientëve me këto sëmundje në Republikën e Kosovës. “Pacientët do të kenë qasje në shërbime të reja që nuk janë të disponueshme në vendin tonë, ndërsa qytetarë nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë vendit për trajtim, por do t’i kryejnë në Kosovë”, tha Kurti. Me përfundimin e këtij projekti, do të ofrohen dy shërbime të reja: -Shërbimi i Plazmaferezës, një procedurë që do të ndihmojë në trajtimin e pacientëve me sëmundje të veshkave; -Transplantimi Autolog i Palcës Kockore për trajtimin e leukemisë akute, i cili do të mundësojë që pacientët të trajtohen në vendin e tyre pa nevojë për t’u transferuar jashtë Kosovës. “Janë shërbimet e reja që janë synimi jonë, sepse zhvillimi, investimi bëhet me pacientin në qendër, është shërbimi plazmaferezës, që për herë të parë do të ofrohet në Kosovë, dhe po angazhohemi që të ofrohet edhe biopsia e veshkës. Dhe tjetra është transplantimi autolog i palcës kockore për leukemitë akute, një mundësi që më parë siç e fillova këtë fjalë timen i dërgonte pacientët tanë ashtë vendit për trajtim, por me përfundimin e këtij projekti do të zhvillohet brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tha tutje i pari i qeverisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) 14 orë më parë