Kurti dhe Sela: Koalicioni i dy partive shqiptare është në dobinë e përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 18.02.2020 23:22 18.02.2020 23:22 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga kryetari i saj, Ziadin Sela, ra dakord se është në të mirën e shqiptarëve atje që një koalicion mes këtij subjekti dhe atij të Alternativës do të rrisë cilësinë e pjesëmarrjes politike të shqiptarëve. Madje, Kurti dhe Sela thanë se do të ishte e mbarë edhe bashkimi i Lëvizjes Besa në këtë përfaqësim, njofton Klan Kosova. “Njё koalicion i tillё bёn tё mundshёm maksimalizimin e pjesёmarrjes sё popullsisё shqiptare nё votime dhe organizon votёn nё ndihmё tё fuqisё politike tё shqiptarёve nё Maqedoninё e Veriut”, thuhet në komunikatë. Po ashtu, u theksua gjithashtu se roli i mёrgatёs me pjesёmarrje tё gjerё nё votime ёshtё vendimtar pёr besim tё ri tё shqiptarёve nё politikё. Derisa Sela i uroi Kurtit postin e ri të kryeministrit dhe sukses nё veprimtarinё e Qeverisё sё re, ky i fundit i uroi suksese nё fushatёn e ardhshme tё zgjedhjeve legjislative tё 12 prillit. Delegacioni i ardhur nga shteti fqinj përbëhej nga Sela, sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari dhe nga anëtari i Kёshillit tё Pёrgjithshёm tё LV-sё, Bekim Qoku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë