Kurti dhe Rizvanolli shkojnë nesër në Trepçë

Kurti dhe Rizvanolli shkojnë nesër në Trepçë

NULL NULL
1 month më parë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nesër do të vizitojnë ndërmarrjen e Trepçës në Mitrovicë.

Vizita do të bëhet duke filluar nga ora 08:00 në mëngjës, njofton Klankosova.tv

Kjo vizitë vjen pas incidentit ku ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, dhe drejtori i administratës, Besim Haxhiu, janë sulmuar fizikisht në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Enis Abdurrahmani, gjatë ditës së djeshme ka folur për sulmin ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke thënë se të gjithë punëtorët që ta vazhdojnë punën, pasi që përzgjedhja e kryeshefit është e drejtë ekskluzive e Qeverisë së Kosovës dhe Bordit.

Personat e arrestuar lidhur me sulmin janë R.I., 50-vjeç, Sh.R., 40-vjeç dhe B.I.,37- vjeç. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale lëndim i lehtë trupor, sulm dhe pengim i personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.