Kurti dhe Osmani në Ferizaj: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum

Kurti dhe Osmani në Ferizaj: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum

NULL NULL
8 months më parë

Kandidati për kryeministër në Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes, këtë të enjte kanë pasë një tubim me qytetarë në Ferizaj.

Kurti u ka bërë thirrje ferizajasve që të dalin të votojnë sa më shumë persona në këto zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë ju falënderoj për mikpritjen. Kështu bashkë do të shkojmë drejtë zgjedhjeve të 14 shkurtit që nuk janë të zakonshme, pasi janë zgjedhje të referendumit. Kur shumica popullore bëhet shumicë parlamentare dhe zgjedh 61 deputetë”.

“Ju lutem të keni kujdes dhe ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhjet e 14 shkurtit për të votuar”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, edhe Osmani i ka falënderuar qytetarët që kanë dalë t’i presin në Ferizaj, njofton Klan Kosova.