11:35, 21 Nëntor 2019

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se nesër do të zhvillojë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kurti bëri të ditur se në takimin e nesërm do të diskutohet për çështjet e mbetura rreth idesë për planin qeverisës.

Sipas tij nuk ka kohë të humbet sepse certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet javën që vjen.

Kurti komentoi edhe deklaratat e LDK-së që posti i kryeministrit baraspeshon me gjashtë apo më shumë ministri, duke thënë se diçka e tillë nuk qëndron, përkundër populli i Kosovës përmes votës e ka zgjedhur atë për kryeministër.

Konkurs Pune

Lexo më shumë