Kurti dhe Maqedonci takojnë ministrin e Mbrojtjes së Estonisë: Mbështetja e këtij vendi jetike për Kosovën NULL NULL 02.10.2024 12:23 02.10.2024 12:23 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Poloni në Forumin e Varshavës për Siguri. Në ditën e dytë të këtij forumi, ata e kanë takuar ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur. Temë e diskutimit ishte siguria, derisa u vlerësua se mbështetja e Estonisë është jetike për Kosovën, transmeton Klankosova.tv. “Me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci e nisëm ditën tonë të dytë në Forumin e Varshavës për Siguri (WSF) me një takim produktiv dhe gjithëpërfshirës me Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur. Së bashku, ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin. Mbështetja e Estonisë është jetike derisa ne forcojmë aftësitë mbrojtëse të Kosovës dhe kontribuojmë në stabilitetin rajonal”, shkroi Kurti në X. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 12 orë më parë
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 15 orë më parë