Kurti dhe Llugalliu thonë që terminalet doganore shtetërore do të shtrihen në tërë vendin

Kurti dhe Llugalliu thonë që terminalet doganore shtetërore do të shtrihen në tërë vendin

NULL NULL
2 months më parë

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, takuan drejtorin e Doganave të Kosovës Agron Llugaliun.

Drejtori i Doganave e njoftoi shefin e qeverisë kosovare për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.

Kurti dhe Llugalliu u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore.