Kurti dhe Konjuca te familja e heroit Bunjaku: Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë NULL NULL 28.09.2023 23:07 28.09.2023 23:07 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, shkuan në të pame te familja e heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku. Kurti i shprehu ngushëllime familjes Bunjaku, teksa tha se vepra e heroit Afrim Bunjaku dhe përkushtimi ndaj atdheut, do të jenë gjithnjë në mendjet dhe zemra e popullit të Kosovës. “Afrim Bunjaku, nga rreshter i Policisë u bë hero i Kosovës. Emri i tij s’do të harrohet kurrë. Gjaku i tij s’do të humbë asnjëherë. Rënia e tij heroike ngrit lart Republikën e pavarur dhe përgjegjësinë shtetërore për ligj e rend e siguri anembanë për të gjithë dhe secilin. Lavdi!”, shkroi Kurti në librin e kujtimeve, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, Konjufca tha se rënia e Afrim Bunjakut është amanet e flijimi i tij është testament se si duhet të jepet jeta kur rrezikohet atdheu. “Emri i tij prej heroi është përjetësuar në historinë e dëshmorëve. Lavdi!”, shkroi Konjufca në librin e kujtimeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku për draft-statutin: Paraqet autonomi me rrugëtim potencial për federalizim 4 orë më parë