Lajmet e fundit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkuar sërish në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.
Ky është takimi i dytë mes tyre brenda 24-orësh, raporton Klankosova.tv.
Hamza dhe Kurti u takuan edhe dje, por takimi përfundoi pa marrëveshje.
Dyshja u takua edhe dje, ku diskutuan për çështjen e presidentit, si dhe për projektligjin e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Qeveria ka bërë të ditur mbrëmë se e ka proceduar në Kuvend përgjigjen e saj lidhur me këtë projektligj./Klankosova.tv