Kurti dhe Hajdari japin shpjegime shtesë për “hallakamën” në Ujësjellës (VIDEO) NULL NULL 07.04.2020 21:33 07.04.2020 21:33 Konferencën e kishin në plan ta realizojnë brenda. Por kur numri i përfaqësuesve të mediave u rrit, u vendos që ajo të mbahet jashtë, si masë e rekomanduar për mbrojtje nga koronavirusi, njofton Klan Kosova. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe vartësja e tij nga dikasteri i ekonomisë, Rozeta Hajdari folën për shkarkimet që bordi i përkohshëm bëri në kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit, zëvendësi i tij dhe zyrtari kryesor financiar u shkarkuan të martën pasi auditori gjeti shkelje të shumta në menaxhim. Kronikë nga Flamur Gajtani *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 50 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë