Kurti dënon ashpër sulmin ndaj udhëheqësve të “Trepçës” (VIDEO) NULL NULL 20.10.2021 09:18 20.10.2021 09:18 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje, njofton Klankosova.tv. Gjatë vizitës në “Trepçë”, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kurti u zotua si kryeministër se nuk do të ketë asnjë individ apo grup më të fuqishëm se shteti. “Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, pra një sulm i organizuar dhe i dhunshëm mbi udhëheqjen, por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të tillë i cili është i drejtuar kundër “Trepçës” dhe nuk është për të mirën e Kosovës. Si kryeministër zotohem se nuk do të ketë asnjë individ apo grup më të fuqishëm se shteti. Ata të cilët synojnë të jenë më të fuqishëm se shteti bien ndesh me ligjin. Jemi republikë dhe demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani, e ka mbështetjen time të plotë bashkë me zotëri Bahriun, kryesues i bordit këtu”. “Këshilli grevist ka bërë kërkesë që ata të cilët e kanë pësuar dhunën e atij grupi prej dhjetëra njerëzve që nuk dihet ende kush janë, këta të cilët i kanë paraqitur deklaratat në polici, t’i tërheqin ato, merreni me mend. Nuk iu ka mjaftuar që e kanë sulmuar drejtorin, por me kërkesa që këta tash t’i tërheqin deklaratat që e kanë pësuar dhunën, kjo nuk do të ndodhë. Edhe bordi aktual edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit e kanë mbështetjen e plotë të ministres Rizvanolli, timen dhe të Qeverisë, edhe punëtorët. Por ne i ftojmë që të mos bien pre e një këshilli grevist i cili kërkon që të tërhiqen deklaratat e dhëna në polici”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024