Kurti: Çdo iniciativë që synon të zëvendësojë integrimin në BE është një devijim nga reformat e vërteta demokratike NULL NULL 02.12.2021 23:26 02.12.2021 23:26 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli sot para studentëve të SEESOX në Universitetin e Oksfordit dhe pjesëmarrësve të tjerë të këtij diskutimi virtual. Ai ka theksuar se e mbështesin bashkëpunimin rajonal, por sipas tij, çdo nismë duhet të jetë brenda agjendës dhe ombrellës së Bashkimit Evropian. Kurti deklaroi se për këtë qëllim, Qeveria e Kosovës e mbështet Procesin e Berlinit. “Në këtë drejtim, ne kemi propozuar themelimin e një bashkëpunimi të ri rajonal, të quajtur Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – SEFTA. Propozimi ynë synon ta forcojë TPR-në duke hequr pengesat dhe mosmarrëveshjet në terminologji, që pengojnë progresin dhe duke futur institucione të pavarura, të cilat mund t’i zgjidhin në mënyrë të paanshme dhe profesionale mosmarrëveshjet ndërmjet palëve”. “Duhet të ketë një angazhim të rinovuar drejt anëtarësimit në BE për rajonin me një synim të qartë që vë në lëvizje reformat. SEFTA është kontributi ynë modest, por edhe shumë konkret në këtë drejtim. Kështu që unë mendoj se është mjaft e qartë pse ne nuk mbështesim iniciativa të tjera jashtë Procesit të Berlinit dhe jashtë agjendës së BE-së. BE-ja është projekti politik më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit dhe procesi i veçantë historik që nga Lufta e Dytë Botërore”. “Çdo iniciativë tjetër që synon ta replikojë TPR-në ose ta zëvendësojë integrimin në BE nuk është vetëm e tepërt, por edhe me qëllim të keq dhe sigurisht, një devijim nga reformat e vërteta demokratike dhe integrimi në BE, që krijon hapësirë dhe mundësi për akterët keqdashës”. “Për këtë arsye, ne jemi plotësisht të përkushtuar për integrimin në BE. Jemi të përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit dhe TPR-së, të cilat janë në linjë me integrimin evropian. Ne kemi dhënë propozimin tonë, SEFTA, i cili është i bazuar në modelin EFTA-EEA, ashtu që batica të ngrisë të gjitha barkat e Ballkanit Perëndimor Gjashtë dhe të mundësojë anëtarësimin tonë në BE brenda përafërsisht një dekade dhe në këtë mënyrë të mundësojmë BE-në të bëhet Evropë,” ka thënë Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024