Kurti bisedon në telefon me Escobarin për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 03.12.2021 21:01 03.12.2021 21:01 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot ka biseduar në telefon me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai, me anë të një postimi në Twitter, ka theksuar se me Escobarin diskutoi për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Klankosova.tv. “Diskutuam për rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe në qendër të së cilës është njohja recipropoke”, ka shkruar Kurti.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023