Kurti: Beogradi s’po e nënshkruan marrëveshjen sepse aty është njohja de-facto NULL NULL 02.06.2023 13:47 02.06.2023 13:47 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se më herët, zyrtarët e Beogradit s’kanë refuzuar të nënshkruajnë marrëveshje, pasi sipas tij, ato kanë qenë të favorshme për Serbinë. Sipas Kurtit, tash Serbia po refuzon të nënshkruajë pasi “ e kanë parë se për çka bëhet fjalë, është njohja de-facto”. “Edhe gjatë bisedimeve që i kam në Bruksel, udhëheqja e Serbisë është në kërkim të një makine kohore. Nganjëherë duan që të shkojnë para 27 shkurtit të këtij viti kur në Bruksel i thanë “po” njohjes de-facto, nganjëherë duan të shkojnë para shpalljes së pavarësisë e nganjëherë edhe para clirimit të vitit 1999, por makinë kohe s’mund të ketë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, Kurti tha se në momentin që Policia e Kosovës ka hyrë në Zveçan e kanë gjetur fotografinë e presidentit serb, Vladimir Putin. “Në Zveçan kur ka hyrë policia jonë e ka gjetur fotografinë e Vladimir Putinit. Putini s’është kryetar komune. E ky problem nuk zhduket nëse i mbyllim sytë. Ky problem duhet demaskuar e duhet zgjidhur, e fotografia e Putinit s’është më aty”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.