Kurti: Bashkë me LDK-në do ta caktojmë datën e protestave - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Bashkë me LDK-në do ta caktojmë datën e protestave

NULL NULL
07/09/2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se shumë shpejt, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, do ta caktojnë datën e protestave kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Këto komente ai i  bëri pas tribunës së organizuar nga VV për 20-vjetorin e hapjes së zyrës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Kurti ka deklaruar se qytetarët e Kosovës i duan këto protesta pasi që shumica e tyre janë kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh dhe për procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Lideri i Vetëvendosjes ka bërë të ditur se protestat do të jenë paqësore, njofton Klan Kosova.

 

klankosova.tv