Kurti: “Ballkani i Hapur” i hapur për korrupsion, kriminelë të luftës dhe kundërshtim i demokracisë evropiane NULL NULL 22.11.2021 14:11 22.11.2021 14:11 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për refuzimin që i bëri nismës “Ballkani i Hapur” e si e tillë që gjeti mbështetje nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kurti në një intervistë për “Vecernji List” të Zagrebit ka thënë se “Ballkanin e Hapur” mund ta kemi vetëm pasi Serbia të hapet me Kosovën, njofton Klankosova.tv. “Si mund të hapet Ballkani kur Serbia mbyllet për Kosovën. Nuk na pranon pasaportën, dokumentet e identifikimit, diplomat, certifikatat apo vulat e Kosovës, Ballkanin mund ta kemi të hapur pasi Serbia të hapet me Kosovën”. Kurti mes tjerash deklaroi se “Ballkani i Hapur” mbetet i tillë vetëm për korrupsion, kriminelë të luftës dhe është në kundërshtim me vlerat evropiane të demokraciës. “Ballkani i Hapur” është më shumë si “Ballkani i Hapur” ndaj ndikimeve nga lindja, veçanërisht nga ato ruse. Federata dhe Kina, si dhe të hapura ndaj korrupsionit, kriminelëve të luftës, në kundërshtim me vlerat evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ne duhet të jemi të hapur ndaj Bashkimit Evropian, jo të hapur ndaj Federatës Ruse dhe Kinës”, tha Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë