Kurti: Atij që hodhi uniformën e Policisë së Kosovës e mori medalje në Beograd s’i them dot kthehu NULL NULL 22.03.2023 12:50 22.03.2023 12:50 Albin Kurti Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka ftuar të gjitha partitë e kandidatët që të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në veri të vendit. “Është me rëndësi për të gjithë ata që duan të angazhohen për politika publike, në nivelin komunal me këtë rast për katër komunat në veri, dhe që duan t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të pakicave serbe, ta shfrytëzojnë këtë mundësi në këto orë të fundit”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai foli edhe për dorëheqjen e policëve dhe gjyqtarëve në veri të vendit, ku tha se ai s’ka bërë thirrje për kthim në institucione, por për aplikime të reja. “Atij që e hodhi uniformën e Kosovës, unë nuk i them dot kthehu, ose atij që shkoi dhe mori medalje në Beograd pas dorëheqjes. Por, të tjerët që janë të interesuar, ne e mirëpresim aplikimin e tyre, dhe nga informatat që i kam nga MBP-ja, aplikimi sa vjen e rritet”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 2 orë më parë