Kurti: Asociacioni mund të adresohet te plani franko-gjerman, por në frymën e kushtetutës NULL NULL 12.01.2023 14:33 12.01.2023 14:33 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Austri ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të adresohet në planin franko-gjerman, por në frymën e kushtetutës, ajo s’lejon asociacion njëetnik. Kurti tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, po insiston që plani franko-gjerman të quhet propozim i BE-së, i mbështetur nga Gjermania e Franca, dhe sipas tij, tani janë në një moment kur po flasin për marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve. “Më 9 shtator e kemi pranuar këtë propozim dhe besoj se është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar tutje”. “Pra, jemi në një moment kur flasim për një marrëveshje për normalizim të plot të marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë e aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet, megjithatë sipas Kushtetutës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se në fjalinë e parë të Planit të Ahistarit thuhet se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. “Pra, asociacioni njëetnik nuk është në frymën e atij plani ose kushtetutës sonë”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023