Kurti: Askush s’po ia cenon serbëve të drejtën e votës, po kjo duhet bërë në bazë të ligjit të Kosovës

Kurti: Askush s’po ia cenon serbëve të drejtën e votës, po kjo duhet bërë në bazë të ligjit të Kosovës

NULL NULL
6 days më parë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit dhe se Kushtetua u garanton të gjithëve të drejtat dhe lirië, përfshirë edhe atë të votimit.

Për këtë, ai po thotë se komunitetit joshumicë serb në Kosovë nuk po i cenohet asnjë e drejtë për të marrë pjesë në referendumin kushtetues të Serbisë, por se këtu ka rregulla të bazuara në ligj se si duhet të kryhet ky proces votimi, njofton Klan Kosova.

“Ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet nën ombrellën juridike tonën. Kjo s’është e paprecedentë. Edhe praktika evropiane e thotë të njëjtën. Këtu e dimë që shumë qytetarë që kanë dyshtetësi s’është e thënë që të votojnë vetëm në njërin shtet”.

Kurti ka thënë se Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë kryen funskionin e ambasadës së Serbisë në Republikën e Kosovës, prandaj serbët që kanë shtetësi edhe të Serbisë mund të shkojnë për votim aty.

“Organizimi i votimit jashtë Zyrës Ndërlidhëse është kundër kufijve të ligjit dhe parimeve kushtuese të Republikës së Kosovës. Për të siguruar aplikim të Kushtetutës dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit, votimi në këtë referendum mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse ose përmes postës”.

Kurti ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe jo i madh, por megjithëkëtë “s’duhet të shkelim mbi ligjin dhe parimin qe vetë i kemi vendosur”.

“Nëse dikush nuk na njeh, s’duhet ta lëkundë neve për njohjen e vazhdueshme që duhet t’ia bëjmë vetvetes, qëndrimet dhe vendimet tona burojnë dhe kufizohen nga Kushtetua dhe ligji ynë”.

Kurti tha se në vitet e kaluara organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovës është bërë nga strukturat paralele dhe OSBE e ka bërë vetëm mbledhjen e votave. Ai tha se kjo është bërë me pëlqimin e autoritete vendore.