Kurti: AKP-ja do të shuhet, nuk i lejojmë më të na vjedhin (VIDEO) NULL NULL 27.05.2021 11:38 27.05.2021 11:38 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para deputetëve të Kuvendit se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet, sepse siç tha, kanë vjedhur shumë dhe se këtë më nuk do ta lejojnë. “Kanë vjedhur me paga e privatizime e janë paguar për të vjedhur – merreni me mend. Kjo duhet të merr fund, e me rroga shumë të larta për të keqen e madhe për Kosovën e pasluftës. Kjo është arsyeja pse na nevojitet një bord i ri që mision ka shuarjen e AKP-së”. “Bordi aktual ka pasur mision privatizimin e likuidimin, ku pasuritë e Kosovës janë trajtuar si barë nga e cila duhet liruar republika jonë, e jo si shanse për zhvillimin tonë”. “Barra ka qene te ata që e kanë kundërshtuar privatizimin, pa lejuar asnjë pyetje se pse duhet privatizuar, kujt dhe si, por vetëm të lirohemi nga ndërmarrjet sa më shpejtë. Prandaj duhet të shuhet bordi i AKP-së në mënyrë që të shuhet AKP-ja, me një bord të ri që do t’ju sjellim propozim”, deklaroi Kurti.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023