Lajmet e fundit
Ka më shumë se dy orë që ka nisur takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, me fokus gjetjen e një emri për presidentin e vendit.
Siç raporton gazetarja Diellza Berisha, kreu i LVV, Albin Kurti në takim ka ardhur i shoqëruar nga Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci.
Para hyrjes në Kuvend, ai u pyet nga gazetarët për çështjen e presidentit dhe tha se në takim po shkon me “vullnet kogja të mirë”. Kur u pyet për emra konkretë, Kurti theksoi se bëhet fjalë për një çështje konfidenciale.
Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim ka shkuar së bashku me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin.
Takimi i sotëm vjen rreth një javë pas takimit paraprak mes dy partive, i cili nuk solli rezultat konkret për çështjen e presidentit.