Kurteshi: Numri i vogël i votuesve, pasojë e dhunës serbe (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurteshi: Numri i vogël i votuesve, pasojë e dhunës serbe (VIDEO)

NULL NULL
25.04.2023 23:49
Sami Kurteshi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se numri i vogël i votuesve gjatë zgjedhjeve në katër komunat veriore është si pasojë e dhunës serbe.

Kurteshi, i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se detyra e Qeverisë së Kosovës është që të ndërprejë veprimin e Qeverisë së Serbisë në pjesë veriore të vendit.

“Mendoj që ne nuk mund të flasim për një ambient të sigurte në pjesën veriore të Kosovës me gjithë atë që ka ngjarë në 20 vjetët e fundit, asnjë qeveri nuk ka mundësi që të kontrollojë çdo shtëpi e çdo lagje. Detyra e qeverisë është që të siguroj ambient të sigurt dhe mendoj se kjo do të vijë ngadalë pasi ka grupe të caktuara njerëzish të strukturuara dhe të ushtruara e të mbajtura nga Qeveria e Serbisë”.

“Qeveria e Kosovës e ka për detyrë që ta ndërpresë këtë mënyrë të veprimit të Qeverisë së Serbisë në veri të Kosovës, do kohë kjo por besoj që do të arrihet” u shpreh Kurteshi.

Kurteshi, mes tjerash, tha se ka pasur persona që i kanë vëzhguar gjatë ditës së zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e javës së kaluar.

“Me sytë tanë e kemi parë qe kemi qenë të vëzhguar pasi serbët kanë vendosur vëzhgues statik dhe me syrin tim laik sa i përket çështjeve të sigurisë unë i kam vërejtur ato, por duhet të pyesim se sa informacione kanë Policia dhe AKI-ja për këtë, e që unë mendoj se kanë shumë” tha Kurteshi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.