Kursime 45 centësh, pesëvjeçari ia fal mjekut që i shpëtoi nënën nga kanceri NULL NULL 08.04.2018 15:10 08.04.2018 15:10 Ka vetëm 45 cent në zarf! Kursimet që një djalë vetëm 5 vjeç i dorëzoi nëndrejtorit të epartamentit të senologjisë të Institutit Europian të Onkologjisë në Milano, doktor Pietro Caldarella, transmeton Klan Kosova. Paratë nuk janë për doktorin, por kontribut për kërkimet shkencore për të luftuar kancerin. Kjo ishte mënyra për ta falenderuar mjekun i cili i kishte kuruar të ëmën nga tumori në gji. Postimi i doktorit u bë virale dhe mori mijëra like, share e komente. ”Sot djali i një pacientes time, 5 vjeç më dha këtë zarf në shenjë falenderimi për kujdesin ndaj nënës së tij. Brenda ishin kursimet e tij, shkruan ora. Djali donte të mi dhuronte për kërkimet shkencore kundër kancerit. Në postim është dhe fotoja e zarfit me 45 centët e djalit”. Gruaja 35 vjeçara nga Sardenja ishte shtruar në Institutin Europian të Onkologjisë në Milano pasi kishte tumor në gji. “Nëna jote është shëruar dhe do të jetë gjithmonë pranë teje” iu pergjigj mjeku Caldarella djalit në facebook në shenjë falenderimi për gjestin tepër domethënës që ai kishte bërë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025