Kurdët deklarojnë sistem federal në veri të Sirisë NULL NULL 17.03.2016 14:51 17.03.2016 14:51 Partia e Bashkimit Demokratik të Kurdëve dhe disa grupe aleate kanë votuar për të krijuar federatë autonome në pjesën veriore të Sirisë. Zyrtarët e kësaj partie kanë kërkuar autonomi në regjionet e kontrolluara nga kurdët të enjten, pas dy ditësh takime me delegatë të komuniteteve të ndryshme në veri të vendit . Përfaqësuesit e komuniteteve arabe, kurde e asiriane, dhe grupe të tjera etnike janë takuar në qytetin Remelian në provincën Hassakeh për të diskutuar kombinimin e tre zonave të udhëhequra nga kurdët në një sistem federal. Qeveria siriane dhe blloku kryesor opozitar e kanë kundërshtuar këtë veprim, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova. “Paralajmërim për çdokënd që merr guximin të ndërhyjë në unitetin e tokave të popullit të Sirisë, nën çfarëdo titulli! Krijimi i unionit ose sistemit federal bie ndesh me kushtetutën e Sirisë, të gjitha konceptet nacionale si dhe rezolutat ndërkombëtare” , thuhet në një deklaratë të ministrisë së Punëve të Jashtme e Sirisë raporton AL Jazeera, transmeton Klan Kosova. Regjioni i deklaruar sistem federal, i emëruar nga kurdët si Rojava, përbëhet nga tre enklava ose kantone të ndryshme, nën kontrollin e kurdëve në Sirinë veriore; Jazira, Kobani dhe Afrin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demolli e PSD-së: Veprimet në veri kanë shkaktuar një perceptim mbi Serbinë si viktimë (VIDEO) 19/09/2024
Lajme U dënua 5 herë nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi, Mustafi: Do e bëja përsëri 19/09/2024