Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur një mashkull është në dashuri

NULL NULL
03.05.2016 21:02

Femrat dhe meshkujt natyrisht që i shprehin ndjenjat e tyre në mënyra të ndryshme, kshtuqë ndonjëherë është e pamundur që të kuptojmë se si realisht ndihet një mashkull. Edhe meshkujt kanë mënyrën e tyre se si flirtojnë dhe gjërat e vogla që tregojnë që është në dashuri.

Nëntë nga këto shenja që tregojnë për një mashkull që është në dashuri janë këto:

  Ju kushton vëmendje
Një djalë në dashuri është i vëmendshëm kur jeni rrotull. Ju shikon drejt në sy edhe pse mund të ketë njerëz pranë dhe pa marrë parasysh se ku gjendeni ai përqendron vëmendjen tek ju.
  

Ka prioritet kohën që kalon me ju

Asgjë nuk është më e rëndësishme për një djalë të dashuruar se sa një femër që e bën të ndihet pasionant. Normalisht qe ka punën e tij, shoqërinë dhe hobit e tij mirëpo tregon se sa e rëndësishme është koha që kaloni së bashku.

Mundohet të lejë përshtypje

Mashkulli që don të fitoj zemrën e një femre tenton t’i bëj përshtypje. Ai dëshiron që ajo ta shoh si të veçantë.

Dëshiron t’ju bëj të qeshni
Kur ai është në dashuri me ju, dëshiron vëmendjen tuaj. Shaka, emra përkëdhelës … e shumë gjëra të tjera do të mundohet t’i bej vetëm t’ju shoh të qeshur.

Ju komplimenton
Një mashkull i dashuruar mund të jetë shumë vigjilent. Kjo mund të vërehet në komplimentet e përditshme që ai ju bën.
 

Ndihet xheloz
Jo të gjithë meshkujt janë xheloz, në fakt xhelozia e tepërt është e dëmshme, mirëpo ai nuk dëshiron të ndajë vëmendjen tuaj me meshkujt e tjerë.

 Flet për veten

Meshkujt e kanë më të vështirë që të flasin për ndjenjat e tyre. Nëse ai hapet me ju dhe flet për veten, kjo tregon që ka besim tek ju.

 Ka dëshirë t’ju njoftoj me shoqërinë e tij
Ai është krenar me ju dhe ndihet krenar qe është me ju. Për ketë, dëshiron t’ju shfaq para botës, duke përfshirë shoqërinë dhe familjen e tij.
Ju përfshinë në planet e tij për të ardhmen
Darka, udhëtime, ndeja e shumë të tjera, në qoftë se janë në planet e së ardhmes kjo tregon që ka për qellim të qëndroj me ju për një kohë të gjatë.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.