Kur Irene Papas dhe Bekim Fehmiu flisnin shqip gjatë xhirimit të filmit “Odisea” (FOTO) NULL NULL 14.09.2022 14:11 14.09.2022 14:11 Të mërkurën është ndarë nga jeta aktorja e njohur me origjinë shqiptare Irini Pappas, në moshën 96-vjeçare. Aktorja ka ndërruar jetë herët në mëngjes, në shtëpinë e saj në Greqi. Irene Leleku – Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma, ndërsa dy i ka pasur bashkë me aktorin e madh tashmë të ndjerë, Bekim Fehmiu. Me të luajti në filmin, “Një fëmijë i quajtur Jezus”, si edhe në serialin italian “Odisea”, Papas shqua në rolin e Penelope. Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odisea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit. Gazetarët e kanë pyetur se cilin gjuhë flisnin dhe përgjigja e Papas ka qenë “flasim gjuhën e nënës, flasim gjuhën shqipe”. Irene Papas: Nuk mund ta lë këtë botë pa thënë se jam shqiptare (FOTO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 04/07/2025
Kulturë “E trishtë dhe e çuditshme”, fizikanit fitues të Çmimit Nobel i hiqet shtetësia holandeze 04/07/2025