Kur frika ndaj vaksinës është aq e madhe, burri bëhet viral pasi bërtet ende pa u vaksinuar (VIDEO)

Kur frika ndaj vaksinës është aq e madhe, burri bëhet viral pasi bërtet ende pa u vaksinuar (VIDEO)

NULL NULL
4 weeks më parë

Frika ndaj vaksinave është diçka normale pasi të gjithë e njohim dikë që frikësohet shumë nga to.

Pandemia COVID-19 veçse e dëshmoi edhe më shumë se disa njerëz vërtetë frikësohen të vaksinohen teksa deri tani janë dhënë me miliona vaksina kundër virusit korona, transmeton Klankosova.tv

Imazhet e një burri që po vaksinohej janë bërë virale pasi ai shfaqë shumë frikë ndaj vaksinës sa në pamjet e publikuara nga Daily Mail shihet teksa fillon të bërtas teksa infermierja përgatitet t’i jap vaksinën.

Ndërkohë të gjithë të pranishmit që po prisnin për t’u vaksinuar s’mund t’i mbajnë të qeshurat.

Në fund, pasi e merr vaksinën, burri duartrokitet nga të pranishmit për guximin që mezi e gjeti.