Kur dashuria triumfon NULL NULL 06.05.2015 21:27 06.05.2015 21:27 Dy të rinj, Thorsten Middelhof dhe Napuruj Mond Kaendi, njëri nga Gjermania e tjetri nga Tajlanda, janë tmerrësisht të dashuruar mes tyre. Ata janë njoftuar në fund të 2012-ës, në një trajnim që është mbajtur nga “Asian Institute of Technology”. Që atëherë, dashuria e tyre shihet në çdo buzëqeshje, udhëtim dhe foto të tyre së bashku. Ata udhëtojnë shumë shpesh për tek njëri – tjetri, e kur nuk janë bashkë flasin pa fund në WhatsApp dhe Skype. E për dashurinë e tyre ata shpenzojnë shumë nëpër udhëtime, gjë që mund të shihet në çdo foto që ata e postojnë në llogarinë e tyre të përbashkët në Facebook. Madje njëra prej tyre është shpërndarë më shumë se 11.000 herë. Kjo mund të dukej shumë normale dhe bile e adhurueshme se si këta të dashuruar që vijnë nga dy cepe të ndryshme të botës po mundësojnë funksionimin e lidhjes së tyre. Por…ky çift i përket të njejtës gjini, e kjo si duket po i pengon disa personave që i kanë kërcënuar e fyer këta të dashuruar, në një foto ku shihen duke u puthur teksa perëndon dielli. Napraruj Mond me datën 27 prill ka shkruar një status që nuk i kuptojnë se pse ka kaq shumë urrejtje ndaj tyre. “Wow !!! Sa shumë mesazhe urrejtjeje nga Indonezia. A mos vallë jam treguar i pasjellshëm me ju ? Jam shumë i surprizuar, se sa shumë kohë hargjojnë njerëzit duke i dërguar mesazhe urrejtjeje dikujt që nuk e njohin.”- shkruan Mond, në llogarinë e përbashkët të Facebook-ut që e ka me të dashurin e tij. Përkthyer nga klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët: Nëse bisedat në çift po bëhen negative, është koha t'i jepni fund lidhjes tuaj 21/09/2023