Kuqezinjtë mbërrijnë në Rinas, Sylvinho: Në Gjermani kishte më shumë shqiptarë sesa gjermanë NULL NULL 25.06.2024 16:18 25.06.2024 16:18 Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pas përfundimit të rrugëtimit në Euro 2024. Trajneri i kombëtares, Sylvinho tha se rrugëtimi në Euro 2024 ishte një eksperiencë e mirë për të gjithë. “Ishte një eksperiencë ne mirë për të gjithë, ishte e vështirë për ne, por jemi krenarë për të gjithë futbollistët, federatën. Shumë njerëz që na mbështeten, ishte eksperiencë e pabesueshme. Unë jam pjesë e juaja. Kishte më shumë shqiptarë se sa gjermanë në Gjermani”, tha Sylvinho, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa sulmuesi Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti shumë minuta në Evropian. Pas rikthimit në Shqipëri, ai tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se gjërat mund të shkonin ndryshe. “Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”, tha ai./TopChannel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.