Kupa e Mbretit në Spanjë, eliminohet Atletico

Kupa e Mbretit në Spanjë, eliminohet Atletico

8 muaj më parë

Kupa e Mbretit në Spanjë i ka rezervuar surprizat e mëdha të saj në raundin e 1/16 të finaleve të saj. U eliminua nga ky kompeticion skuadra e Atletico Madrid që u mund nga Cultural Leonessa që luan në Divizionin e tretë të kampionatit spanjoll pasi u mund me rezultatin 2-1 pas 30 minutave të kohës shtesë.

U duk se gjërat po shkonin në favor të Los Colchoneros kur në minutën e 62 Correa i dha avantazhin, por Leonessa 7 minuta nga fundi i sfidës barazoi rezultatin me Castaneda duke bërë që 90 minutëshi i kohës së rregullt të mbyllet 1-1 dhe sfida të shkojë në kohën shtesë. Pikërisht në këtë fraksion të lojës ndodhi edhe befasia teksa në minutën e 108 Sergio Benito shënoi golin e dytë për Cultural Leonessa që ishte edhe i kualifikimit të kësaj skuadre.

Por Atletico nuk ishte e vetmja skuadër e La Ligës që u eliminua në këtë raund të Kupës së Mbretit, i thanë lamtumirën para kohe turneut edhe Celta Vigo që u mund nga Mirandes 2-1 pas kohëve shtesë, Eibar që u mund 3-1 në fushën e Badajoz dhe Betis Sevilla që u mund nga Rayo Vallecano pas serisë së gjuajtjeve të 11 metërshave./Top Channel/