Kupa e Kosovës: Askush si Prishtina! NULL NULL 05.06.2023 11:39 05.06.2023 11:39 Sot, zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet skuadrës së Gjilanit dhe Prishtinës. Kryeqytetasit janë bindshëm klubi me më së shumti triumfe në këtë garë, pasi nga 10 finale që kanë zhvilluar nga mëvetësimi i futbollit të Kosovë, 7 i kanë fituar. Nga ana tjetër, Gjilani 4 herë ka arritur ta prek finalen, kurse ka triumfuar vetëm një herë. Finalja Gjilani – Prishtina fillon në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Sport 1, Art Motion. Më poshtë i keni fituesit ndër vite të trofeut të dytë më të çmueshëm në futbollin e Kosovës: Prishtina 7 herë (1994, 1995, 2006, 2013, 2016, 2018, 2020) Besa – 3 herë (2005, 2011, 2017) Feronikeli – 3 herë (2014, 2015, 2019) Liria – 2 herë (2007, 2010) Llapi – 2 herë (2021, 2022) Flamurtari – 2 herë (1993, 1996) Nga një herë: Trepça (1992), 2 Korriku (1997), Gjilani (2000), Drita (2001), Besiana (2002), KEK (2003), Kosova e Prishtinës (2004), Vëllaznimi (2008), Hysi (2009), Trepça’89 (2012) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë