Lajmet e fundit

Federata e Shenjëtarisë së Kosovës ka organizuar garën tradicionale “Kupa Dita e Policisë së Kosovës”, në nderim dhe kujtim të policëve të rënë në krye të detyrës, transmeton Klankosova.tv.
Kryetari i Federatës, Gëzim Hazrolli, theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj tradite, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë humbur jetën gjatë detyrës.
Në garë u zhvilluan disa disiplina dhe kategori, ndërsa ndër rezultatet më të spikatura ishin:
Pushkë serike, Senior – Meshkuj: Besim Paçarizi (Policia e Kosovës) – 164 rrathë.
Pushkë serike, Senior – Femra: Armela Lahu (Anamorava) – 126 rrathë.
Pushkë standarde, Senior – Meshkuj: Drilon Ibrahimi (Polici) – 617 rrathë.
Pushkë standarde, Senior – Femra: Dhurata Ibrahimi (Katana) – 606.7 rrathë.
Pistoletë standarde, Senior – Meshkuj: Nexhat Sahiti (Katana) – 564 rrathë.
Pas përfundimit të garave u bë edhe ndarja e shpërblimeve për sportistët më të mirë, sipas rezultateve të arritura në disiplinat dhe kategoritë përkatëse.
Federata e Shenjëtarisë së Kosovës falënderoi Policinë e Kosovës, klubet, sportistët, gjyqtarët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj gare.