Kundërshtohet komercializimi i Auschwitz me minifunde, çanta dhe jastëkë (VIDEO) NULL NULL 08.05.2019 15:48 08.05.2019 15:48 Autoritetet e muzeut në kampin nazist të vdekjes, Auschwitz-Birkenau në Poloni, kanë protestuar në formë digjitale kundër një shitësi të minifundeve, jastëkëve dhe gjërave tjera që përmbanin fotografit të kampit, ku rreth 1.1 milion njerëz u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në rrjetin social Twitter në profilin e muzeut, thuhet se ofrimi i produkteve të tilla me imazhet e Auschwitz-Birkenau është shumë shqetësuese dhe jorespektuese. Zëdhënësi i Auschwitz-Birkenau, Lukasz Lipinski, tha sipas AP se për të gjitha këto muzeu ishte i detyruar të protestonte. Kompania “Redbubble” me bazë në Australi, u lejon artistëve të krijojnë dizajne për bluza dhe sende të tjera të pëlhurave dhe t’i shesin ato direkt tek publiku, sipas AP kjo kompani ka thënë që produktet të cilat nuk janë në përputhje me udhëzimet e vëna, do të largohen menjëherë Nga vitet1940-45, në Auschwitz-Birkenau janë vrarë kryesisht hebrenj, polakë, ciganë dhe rusë u vranë nga Gjermania naziste. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 18 orë më parë