Lajmet e fundit

Diaspora e Kosovës të dielën pushtoi sheshet gjithandej Evropës.
Përveç në kontinentin evropian, në mbrojtje të UÇK-së, dolën edhe mërgimtarët në Melburn të Australisë.
Nga Britania e Madhe, Italia, Austria, Gjermania e Zvicra, mijëra njerëz po kërkojnë liri e drejtësi për katër nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale me aktgjykimin e shkallës së parë, i dënoi ata me 81 vjet burgim, prandaj nga Londra, Treviso, Graz, Karlsruhe, e Gjeneva mes tjerash po dërgohet porosia “Jo në Emrin tim”.
Në qytetin zviceran numër i madh shqiptarësh u mblodhën pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, nën organizim të Platformës “Liria ka emër” të enjten e 1 tetorit, në ora 16;00 është thirrur protestë e marsh mbarëkombëtar që mbahet në Prishtinë.
Ndiqni kronikën: