Kumnova dhe Rogova kundër Selmanajt (VIDEO)

Kumnova dhe Rogova kundër Selmanajt (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 2 muaj më parë

Në ditën e pestë të protestës për largimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, Igballe Rogovës iu bashkua edhe Nesrete Kumnova nga Organizata “Thirrjet e Nënave”.

Rogova dhe Kumnova thanë që Selmanaj duhet të largohet sa më shpejt nga qeveria.

“Nëse për Driton Selmanajn duket temë e konsumuar për mua nuk është, sepse unë kam të drejtë që ta kërkoj djalin tim Albionin dhe të gjitha bijat dhe bijtë e Kosovës që janë të zhdukur”, tha Kumnova.

Derisa, sipas Igballe Rogovës përgjegjësi për këtë duhet të japë edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Rogova dhe Kumnova thanë se mosshkarkimi i Selmanajt nënkupton ofendim të familjeve të të zhdukurve nga komplet qeveria, jo vetëm nga ai që ditë më parë deklaroi që tema e të zhdukurve është e konsumuar.