Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kumanova të mos shndërrohet në konflikt ndëretnik

NULL NULL
13.05.2015 14:33
Ngjarjet e Kumanovës kanë qenë temë diskutimi në takimin e zhvilluar kokë më kokë mes presidentit shqiptar Bujar a hdhe homologut të tij turk Recep Tayip Erdogan, i cili ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në konferencën e përbashkët,Nishani  tha se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet të përshkallëzohet.

” Bëj thirrje për frenimin e menjëhereshëm të përpjekjeve për ta shndërrruar këtë episod të paqartë gjithësesi të izoluar në burim konflikti të paqenë ndëretnik, dhe në vend të saj për qëndrimin e energjive për zgjidhjen e ceshjteve me dialog duke zbatuar pa ekuivok marrëveshjen e Ohrit. u shpreh Nishani.

Nga ana tjetër, shefi i shtetit turk duke folur për ngjarjet e fundit në Kumanovë theksoi se “Në Ballkan ka nga ata që duan të cënojnë paqen dhe sigurinë.

” Prandaj ne i kushtojmë shumë rëndësi  paqes dhe stabilitetit mirëqënies së Ballkanit. Ne dëshirojmë që acarimet e krijuara në Maqedoni të zgjidhen përmes dialogut dhe të realizohet paqja përmes marrëveshjes së Ohrit.Turqia vijon luftën kundër terrorit. E dimë shumëmirë faturën e kësaj lufte. Ne nuk dëshirojmë që një faturë e tillë të paguhet nga popuj të ndryshëm pavarësisht fesë dhe etnisë që i përkasin. Ne duhet të bëjmë një dallim të qartë mes atij që fiton dhe atij që humbet nga terrori. Në fakt humbasin të dy palët sepse lufta në fund të fundit është vdekje” tha Erdogan.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.